Aktualitet

Pas tërmetit, Xhaçka falenderon 400 efektivët e FA: Ju flas me zemër, bravo ju qoftë! Jeni krenari!

1 Dhjetor 2019, 09:11 Nga DOSJA
Pas tërmetit, Xhaçka falenderon 400 efektivët e FA: Ju flas me

TIRANË– Pesë ditë pas lëkundjeve të tërmetit që shkaktoi 51 viktima, Forcat e Armatosura janë ende në terren për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga kjo tragjedi.  

Pas përfundimit të operacioneve të kërkim – shpëtimit, Forcat e Armatosura janë vizituar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Në bisedën e zhvilluar me ushtarakët e angazhuar, ministrja Xhaçka premtoi mbështetje më të madhe me pajisje e mjete për strukturat ku ata bëjnë pjesë, për të përmirësuar punën e tyre në rastet e çdo lloj emergjence civile.

“Jo vetëm ju por edhe kolegët tuaj, ata në uniformë dhe ata pa uniformë që i janë gjendur pranë të gjithë qytetarëve të prekur nga kjo tragjedi e madhe kombëtare, faleminderit nga zemra gjithsecilit. Bravo ju qoftë! Jeni krenari! Dhe nuk janë vetëm fjalë sa për t’u artikuluar në të tilla raste, por po ju flas me zemër. Unë e kuptoj që sprova si kjo që kemi kaluar janë edhe mësime të nxjerra, për të përmirësuar shumë nga puna që bëjmë edhe për të fuqizuar shumë më tepër strukturat tona. Edhe ato të kërkim – shpëtimit edhe ato të cilat duhet të jenë të dedikuara për emergjencat civile. Pastaj edhe për teknikën dhe mjetet, pajisjet, aparaturat që ju duhen për ta bërë punën tuaj më mirë. Patjetër që sakrifica dhe përkushtimi e profesionalizmi juaj janë të jashtëzakonshme, por duhet t’ju mbështesim më tepër që puna juaj të jetë sa më e mirë, dhe për këtë kemi nisur që tani bashkë me partnerët, jo vetëm siç u thashë të modernizojmë kapacitetet tona me teknikë të re, por edhe të ridimensionojmë të gjithë mënyrën se si kemi organizuar Forcën tonë të Armatosur, për të pasur ekipe të specializuara, të mirëtrajnuara edhe me mjetet e duhura jo vetëm të kërkim – shpëtimit por edhe të të gjitha fatkeqësive natyrore apo emergjencave civile me të cilat mund të na duhet të përballemi nga tani e tutje. Edhe një herë faleminderit, faleminderit nga zemra. Bravo ju qoftë! Shpresoj shumë që familjet tuaja ta kenë kaluar atë panikun e madh edhe për faktin që s’ju kanë pasur pranë sepse jeni detyruar që t’i shërbeni atyre që kanë pasur më shumë nevojë në këto zonat më të prekura,”– u shpreh ministrja Xhaçka.

Në takimin me trupat e dislokuar në stadiumin “Niko Dovana”, ministrja Xhaçka shoqërohej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku dhe komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku. 

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ndërkohë që 2 mijë të tjerë qëndruan në gatishmëri.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet forcat e armatosura shqiptare olta xhacka termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 forcat e armatosura shqiptare olta xhacka termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2019, 21:44

DURRËS– Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako ka reaguar pas lajmeve në portale që raportuan gafat që bëri Sako me deklaratat pas tragjedisë së 26 ...