Politike

"Mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura"/ Debate te Komisioni i TIMS, Salianji - Gogut: Keni frikë nga e vërteta!

Toni Gogu ka deklaruar se edhe dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm të Shtetit Muhamet Rrumbullaku duhet të vijojë me dyer të mbyllura. Por kjo gjë është kundërshtuar nga kryetari i Komisionit Ervin Salianji i cili ka deklaruar se mazhoranca po pengon hetimet, dhe se kjo e fundit ka frikë të pëballet me drejtuesit e institucioneve.

4 Qershor 2024, 18:46 Nga B.Z
"Mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura"/ Debate te
Ervin Salianji

TIRANË - Teksa ka përfunduar dëshmia e Ministrit të Brendshëm Taulant Balla në Komisionin Hetimor për TIMS, përfaqësuesi i PS, Toni Gogu ka deklaruar se edhe dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm të Shtetit Muhamet Rrumbullaku duhet të vijojë me dyer të mbyllura. Por kjo gjë është kundërshtuar nga kryetari i Komisionit Ervin Salianji i cili ka deklaruar se mazhoranca po pengon hetimet, dhe se kjo e fundit ka frikë të pëballet me drejtuesit e institucioneve.

Pjesë nga debati:

Salianji: Pavarësisht masës së marrë nga dy gjykata për drejtorin e IT ai është në detyrë dhe vetëm i pezulluar, s’ka marrë asnjë masë për të goditur paligjshmërinë sipas rendit të ditës kemi  në dëgjesë drejtorin e policisë rrumbullaku për shkak të bojkotit të maxhorancës shkresa është hedhur për votim sipas parashikimeve, nëse mbledhjet nisin me kuorum di që kërkesë merret me shumicën e anëtarëve të pranishëm, pikë të parë të kërkesës që të jetë i hapur për publikun për të komunikuar me qytetarët shkeljet në lidhje me ndërhyrje në sistemin e TIMS.

Gogu: Ky organ flet përmes vendimmarrjes dhe vendimmarrja ka qenë që të shtyhet derisa anëtarët të pajiseshin me certifikatë sigurie, shumica janë pajisur me certifikatë sigurie, administruam dëshminë e zotit Taulant Balla. Kërkesën formale të drejtorit ta hidhni në votim, mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura.

Salianji: Edhe një herë tjetër duhet të vë në pah se si përfaqësuesit e PS vjedhin, i hanë gërmat , është hedhur për të vazhduar mbledhje e hapur, më thoni dot se si mund ta zhbëjmë këtë? Meqë PS ka frikë të përballet me drejtuesit e institucioneve, ju thoni t mbyllim në mënyrë të paligjshme.

 

 

ervin salianji toni gogu komisioni per tims

Sondazh

Poll