Bota

Danimarka planifikon të ndalojë rrjetin social Telegram

Ajo tha se në aplikacion shpesh përfshihen përmbajtje “ngacmuese” ndaj grave me origjinë nga Lindja e Mesme dhe shtoi se për këtë arsye Telegrami duhet të bllokohet në vend.

4 Qershor 2024, 15:58 Nga E. D
Danimarka planifikon të ndalojë rrjetin social Telegram
foto ilustruese

DANIMARKË- Ministrja e Danimarkës Trine Bramsen ka bërë bëri thirrje që aplikacioni i komunikimit Telegram, të ndalohet në vendin e saj. Bramsen në deklaratën theksoi disa probleme të hasura në Telegram. Ajo tha se në aplikacion shpesh përfshihen përmbajtje “ngacmuese” ndaj grave me origjinë nga Lindja e Mesme dhe shtoi se për këtë arsye Telegrami duhet të bllokohet në vend.

“Fatkeqësisht, ne kemi parë disa shembuj skandalozë në Telegram që janë veçanërisht degraduese për gratë e reja etnike dhe mund të rezultojnë që familjet e tyre t’i përjashtojnë ato ose më keq. Nuk mendoj se mund ta shohim ndryshe kur platformat përdoren për krime dhe rrezikojnë jetën e të rinjve. Është e mundur të vendosen disa filtra kundër llojeve të tjera të përmbajtjes ilegale. Në fund të fundit kjo do të jetë çështje e gjykatave, por ne duhet të sigurojmë që ligjet e duhura të jenë në fuqi përmes legjislacionit”, tha Bramsen.

Telegram, themeluesit e të cilit janë biznesmenët rusë, vëllezërit Nikolai dhe Pavel Durov, u prezantua si alternativë për WhatsApp dhe funksionon që nga viti 2013. Bramsen gjithashtu pranoi se një ndalim i Telegramit do të ishte "në një shkallë më të madhe" një çështje e BE-së, por ajo dëshiron ta ndalojë aplikacionin në Danimarkë sa më shpejt të jetë e mundur.

telegram danimarke

Sondazh

Poll