Bota

E rëndë/ Braktisën tre fëmijë brenda shtatë viteve në parqet e Londrës, prindërit ende në arrati

Nëna dhe babai i fëmijëve, të cilët u gjetën në parqet Plaistow dhe Newham, nuk janë gjetur ende dhe të hënën një gjykatës vendosi që shtypi të lejohej të raportonte lidhjen mes tyre.

4 Qershor 2024, 13:14 Nga S.B
E rëndë/ Braktisën tre fëmijë brenda shtatë viteve
pamje nga ngjarja

LONDËR- Tre foshnjat e porsalindura që janë braktisur në lindje të Londrës gjatë shtatë viteve të fundit është zbuluar se i përkasin të njejtëve prindër. Nëna dhe babai i fëmijëve, të cilët u gjetën në parqet Plaistow dhe Newham, nuk janë gjetur ende dhe të hënën një gjykatës vendosi që shtypi të lejohej të raportonte lidhjen mes tyre.

Kjo vjen pasi një vajzë e vogël e sapolindur, u gjet nga një shëtitës qensh në një qese natën e ftohtë të janarit të këtij viti. Fëmija, e cila u quajt Baby Elsa sipas personazhit nga Frozen nga stafi i spitalit, nuk kishte lëndime dhe mundi të mbijetonte.

E rëndë/ Braktisën tre fëmijë brenda shtatë viteve
Fëmijët e braktisur

Testet e ADN-së kanë treguar se vajza është motra e Baby Harry, i cili u gjet i braktisur në një park në Plaistow në 2017 dhe Baby Roman që u gjet në një park në Newham në 2019.

Fëmijët Harry dhe Roman që atëherë janë birësuar të dy, ndërsa Elsa është ende nën kujdesin e mjekëve dhe dadove. Prindërit të cilët janë ende në arrati, kyenin të njejtin veprim me fëmijët e tyre.

Pas lindjes nëna i mbështillte me një batanije apo peshqir dhe i linte në koshat më të afërt të mbeturinave ose në stolat e parqeve lartëpërmendura të Londrës.

londer braktisje femijesh

Sondazh

Poll