Bota

"Nuk jam kryetar diktator!" Tronditet Kosova, publikohet audio e bisedave mes Kusari-Lilës dhe terroristit Radoiçiç, Kurti: Është e montuar, dihet me kë ka bashkëpunuar!

I pyetur nga gazetarët fillimisht gjatës ditës, ai deklaroi se nuk i kishte dëgjuar këto biseda.

4 Qershor 2024, 15:18 Nga M.B
"Nuk jam kryetar diktator!" Tronditet Kosova, publikohet audio e
Milan Radoiçiç, Albin Kurti dhe Mimiza Kusari-Lila

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar rreth publikimit të regjistrimeve ku shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me ndërmjetësim të Slavko Simiç, dëgjohet duke folur me terroristin, organizatorin e sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiç. I pyetur nga gazetarët fillimisht gjatës ditës, ai deklaroi se nuk i kishte dëgjuar këto biseda.

“Unë vete nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dinë se kush ka bashkëpunuar me Radoiçiç-in dhe e kanë shumë të qartë pse Radoiçiç ka ikur tash e dikur ishte në kryeministri”, tha Kurti.

Ai shtoi po para gazetarëve se zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, e ka dhënë përgjigjen e saktë", teksa shtoi se është “situatë e montuar”.

“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me cdo kusht disa sekonda të një bisede që nuk e di si është marrë e ku është marrë, e si u prerë e nga kush u organizua. Unë jam kryetar i VV-së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV-së. Edhe po të ishte anëtare, për këso gjërash ka komisione brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk e ka Vetëvendosje kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar dikush”, tha Kurti.

 

 

 

milan radoicic albin kurti mimoza kusari-lila

Sondazh

Poll