Bota

VIDEO/ Prej 20 ditësh nën ujë, publikohen pamjet teksa del në bregdetin grek trupi i viktimës, dyshohet për ngjarje kriminale

Autoritetet greke vlerësojnë se burri, që besohet të jetë rreth 45 vjeç, kishte qenë nën ujë për të paktën 20 ditë.

4 Qershor 2024, 13:00 Nga S.B
VIDEO/ Prej 20 ditësh nën ujë, publikohen pamjet teksa del
pamje nga ngjrja

GREQI- Publikohen pamjet nga momenti ku del në bregdet trupi i pajetë i viktimës në ujërat e Schinias të Greqisë. Autoritetet greke vlerësojnë se burri, që besohet të jetë rreth 45 vjeç, kishte qenë nën ujë për të paktën 20 ditë. Aktualisht po zhvillohet autopsia në Shërbimin Mjekoligjor të Athinës, ku pritet të japë përgjigje për misterin rreth trupit të gjetur nga plazhi i Dhikastika në Schinias pasditen e së dielës.

 

Ndërkohë, detektivët e vrasjeve po ekzaminojnë nga afër një tatuazh të gjetur tek i ndjeri. Sipas raportimeve, tatuazhi, i vendosur në këmbën e të riut, mund të lidhet me grupe të veçanta kriminale.

Policia nuk përjashton mundësinë që ky detaj, së bashku me rezultatet e testit të ADN-së, të zbulojë identitetin e të ndjerit dhe nëse ai ishte i njohur për autoritetet. Oficerët e rojes bregdetare tërhoqën viktimën nga krahët dhe e nxorrën nga uji, ndërsa në këmbë i ishte vendosur pesha 10 kg.

greqi viktima schinias

Sondazh

Poll