Sport

Pas “Euro 2024”, Real Madridi do të bëjë një prezantim XXL për Kylian Mbappé…

Për prezantimin e lojtarit të ri Kylian Mbappé, Real Madrid po përgatit një spektakël madhështor. Por kjo duhet të ndodhë vetëm pas Euros, ose në fund të rrugëtimit të bluve.

4 Qershor 2024, 09:00 Nga DOSJA
Pas “Euro 2024”, Real Madridi do të bëjë një

SPANJE - Siç njofton L'Équipe, prezantimi i Kylian Mbappe te Real Madrid nuk do të bëhet para përfundimit të Euros, ose rrugëtimit të skuadrës franceze në turne, pasi rekrutuesi i ri madrilen dëshiron të jetë plotësisht i fokusuar në kompeticion.

Për momentin, të dyja palët po presin një prezantim në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’, më 15 ose 16 korrik, por kjo mund të ndryshojë në varësi të rezultatit të bluve.

Për shkak të Covid 19 dhe më pas punimeve të stadiumit, Mbappé do të jetë i pari rekrut, që nga viti 2019 dhe Eden Hazard, që do të ketë nderin t'u prezantohet tifozëve të tij të rinj në shtëpinë e Madridit.

Reali, i cili është i bindur se francezi do të mbushë 80.000 vendet në ‘Bernabeu’ dhe madje do të lërë mijëra njerëz në dyert e tij, po përgatit një shfaqje siç nuk e ka bërë kurrë, me video të veprimeve më të bukura të francezit në ekranin gjigant dhe ndoshta një shfaqje fishekzjarre.

Siç është zakon për këtë lloj ngjarjeje, hyrja duhet të jetë falas edhe pse banorët e Madridit mund të kenë akses preferencial.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Qershor 2024, 08:30

Reagimi i parë i Mbappe si madrilèn…

FRANCE - Pas muajsh pritjeje (vite nëse jeni tifoz i Madridit), marrëveshja tashmë është përfunduar zyrtarisht! Kylian Mbapp&eacu...