Sport

Inteligjenca artificiale në ndihmë të Flick: ja kush do ishte lojtari perfekt për Barçën!...

GPT Chat zgjodhi përforcimin më të mirë për sezonin e ri të katalanasve

3 Qershor 2024, 18:08 Nga DOSJA
Inteligjenca artificiale në ndihmë të Flick: ja kush do ishte

SPANJE - Tregu i Barcelonës premton të jetë i nxehtë. Pavarësisht vështirësive financiare, klubi katalanas synon t'i japë Hansi Flick lojtarët e nevojshëm për të rikthyer ADN-në e Blaugranas, të cilët nuk kanë fituar asnjë titull këtë sezon. 

Për të ndihmuar, 'Mundo Deportivo' iu drejtua Chat GPT, se cili do të ishte nënshkrimi më i mirë për Barçën e re të Flick. Përgjigja ishte e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: “Joshua Kimmich”. Shkathtësia e tij taktike, lidershipi dhe mentaliteti fitues, cilësia teknike dhe vizioni i lojës janë disa nga argumentet në favor të nënshkrimit të lojtarit te Blaugrana. 

Mesfushori gjerman ka punuar me Hansi Flick në Bayern Munich, një klub që ai e ka përfaqësuar që nga viti 2015 dhe ku ai tashmë ka fituar 20 tituj, duke përfshirë një Champions League dhe tetë kampionate gjermane. Kimmich ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2025 dhe ka një vlerë tregu prej 50 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll