Sport

Presidenti i Fenerbahçes: “Mourinho nuk ka ardhur këtu për para, nëse do të ishte kështu, tani do të ishte në Arabinë Saudite”

Ali Koç është krenar për projektin që i ka prezantuar trajnerit portugez

3 Qershor 2024, 18:17 Nga DOSJA
Presidenti i Fenerbahçes: “Mourinho nuk ka ardhur këtu

TURQI - Ali Koç, presidenti i Fenerbahçes, garantoi këtë të hënë në konferencën për shtyp të José Mourinhos, se trajneri portugez nuk u transferua në Turqi për para, por për projektin që i ishte paraqitur.

"Kam 6 vjet që luftoj me gënjeshtrat. Nëse zoti Mourinho do të kishte ardhur këtu për para, më e mundshme do të ishte që ai të ishte në Arabinë Saudite, ose në një klub tjetër në Turqi tani.

Ai erdhi për projektin që i paraqitëm, ai e pranoi ofertën tonë”,- tha drejtuesi i klubit që sezonin e kaluar ishte i dyti në kampionatin turk.

"Ëndrra ime me Fenerbahçen nuk ishte vetëm sportive, por edhe organizative. Doja shëndet financiar, kapital njerëzor, që ne të ishim klubi më i suksesshëm. A ndodhi gjithçka ashtu siç donim ne? Jo, por jemi shumë afër.

Po shkojmë mirë dhe mënyra për të qenë në gjendje të përmirësohemi është të punësojmë një trajner të këtij kalibri, mendoj se kemi bërë lëvizjen e duhur në kohën e duhur”,- shtoi Ali Koç.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll