Sport

VIDEO / Shqipëria mund Lihteshtejnin 3-0 në miqësoren e prag Europianit!

Kuqezinjtë bëjnë një paraqitje të mirë përballë kundërshtrit të parë të miqësoreve të qershorit të programuara përpara finleve të Gjermani 2024.

3 Qershor 2024, 21:53 Nga DOSJA
VIDEO / Shqipëria mund Lihteshtejnin 3-0 në miqësoren e prag

HUNGARI - Në Hungari, kuqezinjtë luajnë ndeshjen e parë miqësore, nga dy të programuara këtë javë, atë ndaj Lihteshtejnit. Ashtu si kishte paralajmëruar trajneri Sylvinho e filloi ndeshjen me emrat që kanë luajtur më pak gjatë kësaj periudhe dhe më të freskët, duke qenë se edhe kundërshtari ia jepte këtë luks.

Pas tentativave të shumta që kuqezinjtë ushtronin presion dhe sulmonin në forma të ndryshme, ishte Bajrami qe asiston për Brojën në minutën e 31-të që zhbllokon ndeshjen me golin e tij kuqezi që vjen pas dy vitesh.

Goli i fundit i sulmuesit të Chelsea shënonte për here të fundit me kombëtaren në Ligën e Kombeve përballë Izraelit në vitin 2022. Pavarësisht tentativave të tjera nga lojtarët e kombëtares shqiptare, rezultati mbeti i pandryshuar në 45 minutat e para, duke i çuar të dyja skuadrave dhomat e zhveshjes 1-0.

Me fillimin e pjesës së dytë, nga një goditje standarte është Jasir Asani ai i cili dyfishon rezultatin me një supergol.

Ndërkohë  që gjërat me kalimin e minutave bëhen edhe më të thjeshta për kuqezinjtë, të aktivizuarit e pjesës së dytë, Seferi dhe Muçi shndërrohen në protagonist të golit të tretë, me futbollistin e Beshiktashit që çon në 3-0 rezultatin.


Me këto shifra u mbyll i gjithë takimi nga u patjetër veç rezultatit skuadra bëri një paraqitje mjaft të mire edhe pse me një kundërshtarë modest. Ndeshja e rradhës do të jetë miqësorja e 7 qershorit përballë Azerbajxhanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll