Bota

VIDEO/ Me tanket amerikane forcat ukrainase shkatërrojnë dy autoblinda ruse

Gjithashtu në videon e filmuar nga ajri me dron, shihen autoblindat ruse duke u sulmuar nga Bradley amerikan me breshëri plumbash mbi to. 

3 Qershor 2024, 20:22 Nga E. D
VIDEO/ Me tanket amerikane forcat ukrainase shkatërrojnë dy autoblinda
pamje nga vengjarja

UKRAINA- Forcat ukrainase kanë shkatërruar dy autoblinda rus me tanket amerikane. Bradley që përdorej nga Brigada e 47-të arriti të nxjerr nga shërbimi dy autoblinda ruse, është bërë e ditur nga ministria ukrainase e Mbrojtjes. Gjithashtu në videon e filmuar nga ajri me dron, shihen autoblindat ruse duke u sulmuar nga Bradley amerikan me breshëri plumbash mbi to. 

Ndërkohë ushtarët rusë që gjendeshin brenda tyre shihen duke vrapuar me shpejtësi për t’i shpëtuar shpërthimit. Ata lëviznin zvarrë nëpër fushë, ku vazhdimisht u fluturonin plumbat mbi kokë. Pentagoni pati miratuar dërgimin e më shumë se 300 Bradley në Ukrainë. Bëhet fjalë për një autoblindë me topin 25 mm dhe mitralozin 7.62 që e ka të vendosur në kupolë që shkrep plumba blindëshpues.

lufta ukraine rusi

Sondazh

Poll