3 Qershor 2024, 19:55
Nga M.B
Foto ilustruese
SERBIA- Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Beograd, ia ka caktuar shtetasit të Kosovës, Tefik Mustafës, masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
“I pandehuri M.T është i akuzuar për kryerje të krimeve të luftës kundër popullatës civile, si bashkëkryes”, është thënë në vendim.
Sipas vendimit, masa e paraburgimit është caktuar për shkak të rrezikut të ikjes së të pandehurit. Vendimi do të mund të apelohet pas tre ditëve të hyjes në fuqi të vendimit. Tefik Mustafa është arrestuar më 1 qershor nga autoritetet serbe, nën dyshimet për “krime lufte”. Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë më 1 qershor se Mustafa “anëtar i Ushtrisë Çlimtare të Kosovës, është përmendur nëpër deklarata të dëshmitarëve si pjesëmarrës në kidnapimin e zyrtarëve policorë, Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, më 19 qershor 1999 afër Llabjanit, në magjistralen Prishtinë-Gjilan, dhe më pas u janë zhdukur gjurmët”.
Ministria e Jashtme e Kosovës e ka konsideruar ndalimin e Mustafës si arbitrar dhe ka kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tij. Në tre vjetët e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas të Kosovës, për siç është thënë, dyshimet se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998-99. Më 17 prill të këtij viti, autoritetet serbe e kanë arrestuar shtetasin tjetër të Kosovës, Sadik Durakun, nën dyshimet e njëjta, në njërin prej pikëkalimeve kufitare Kosovë-Serbi.
Familjarët e tij i kanë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se Duraku ka jetuar në Angli në atë periudhë, bashkë me familjen e tij. Duraku është arrestuar në një vendkalim kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë dhe një gjykatë serbe ia ka caktuar masën e paraburgimit po atë muaj. Më herët gjatë vitit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Serbinë për, siç ka thënë ai, arrestime të padrejta, të qëllimshme dhe dashakeqe të qytetarëve të Kosovës./ REL
tefik mustafa
Bota
3 Qershor 2024, 19:35
M.B
Foto ilustruese
SERBIA- Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim n&eum...
Bota
3 Qershor 2024, 19:22
E. D
pamje nga vendngjarja
BRITANI- Një video e publikuar tregon dy azilkërkues që kërcënuan se do të hidheshin nga një nd&eu...
Bota
3 Qershor 2024, 19:21
B.Z
Foto ilustruese
INDI - Vala jashtëzakonisht e rëndë e të nxehtit që përfshiu Indinë kët&eu...
Bota
3 Qershor 2024, 19:11
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Gazetarë dhe zyrtarë palestinezë të shëndetësisë njoftuan të hënën se 11 persona ...
Bota
3 Qershor 2024, 18:42
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Mynih. Bëhet me dije se n...
Bota
3 Qershor 2024, 18:25
M.B
Profesori i Universitetit të Utrehtit, Kushtrim Istrefi dhe eksperti dhe ligjeruesi nga Universiteti Johns Hopkins, Edward P. Joseph
KOSOVA- Dësh...
Bota
3 Qershor 2024, 17:46
B.Z
Pamje nga kamerat e sigurisë
GREQI - Janë bërë publike pamjet e sulmit ndaj një gruaje 33-vjeçare, me origjinë nga Rus...
Bota
3 Qershor 2024, 17:42
E. D
foto ilustruese
KRETË- Një 3-vjeçare e cila u gjet pak ditë më parë duke ecur e vetme rrugëve në Kretë, m&eu...
Bota
3 Qershor 2024, 17:46
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Prerje, gërvishtje, shenja në trup… Këto lëndime ia kanë shkaktuar vetes rreth 20 nxënës ...
Bota
3 Qershor 2024, 17:27
B.Z
Hunter Biden
SHBA - Zgjedhja e anëtarëve të jurisë për gjyqin ndaj djalit të Presidentit Joe Biden, Hunter Biden, filloi sot....