Bota

E tërhoqi zvarrë dhe tentoi ta përdhunonte në hyrje të pallatit, dalin PAMJET e sulmit të 33-vjeçares ruse në Greqi

Punonjësit e policisë që patrullonin zonën, dëgjuan thirrjet e saj për ndihmë, kërkuan dhe arritën të arrestonin autorin

3 Qershor 2024, 17:46 Nga B.Z
E tërhoqi zvarrë dhe tentoi ta përdhunonte në hyrje të
Pamje nga kamerat e sigurisë

GREQI - Janë bërë publike pamjet e sulmit ndaj një gruaje 33-vjeçare, me origjinë nga Rusia, në Selanik, ngjarje e ndodhur të premten e kaluar. Krahas videos së publikuar nga mediat greke, shkruhet se 33-vjeçarja ka përjetuar momente tmerri kur një i panjohur e ka ndjekur në pallatin ku jetonte dhe duke ushtruar dhunë fizike e ka tërhequr zvarrë duke i tërhequr rrobat duke tentuar ta përdhunojë.

Gruaja arriti të arratisej, të dilte nga pallati duke kërkuar ndihmë. Punonjësit e Policisë së Departamentit të Parandalimit dhe Shuarjes së Krimit, të cilët patrullonin në zonë, kanë dëgjuar thirrjet e saj për ndihmë, kanë kërkuar dhe kanë arritur të arrestojnë autorin. Sipas Policisë, bëhet fjalë për një 34-vjeçar të huaj ndaj të cilit ishte në pritje një urdhër- arresti nga Departamenti i Hetimeve Penale të Selanikut për përdhunim. 

greqi sulm

Sondazh

Poll