Sport

ZYRTARE/ “11-shja më e mirë” e Champions League, UEFA anashkalon Mbappe!

UEFA ka zyrtarizuar njëmbëdhjetëshen e sezonit në Champions League. Me një mungesë të madhe të quajtur… Kylian Mbappé!

3 Qershor 2024, 14:33 Nga DOSJA
ZYRTARE/ “11-shja më e mirë” e Champions League, UEFA

ZVICER - Tani që Champions League ka përfunduar, me kurorëzimin e Real Madridit të shtunën në mbrëmje kundër Dortmundit, UEFA mund të kalojë në trofetë individualë.

Shtëpia e futbollit evropian ka vendosur të nxjerrë në pah Vinicius Junior, si “Lojtarin më të mire” të garës, por edhe Jude Bellingham që merr titullin e lojtarit të ri më të mirë.

Por UEFA ka ndërtuar edhe skuadrën e saj tipike për kompeticionin, ku surpriza është mungesa e Kylian Mbappe, vend i cili i është rezervuar golashënuesit në këtë Champions League, anglezit Harry Kane.

Ja dhe njëmbëdhjetëshi tipik i Champions League: Kobel - Carvajal, Rudiger, Hummels, Maatsen - Sabitzer, Vitinha, Bellingham - Foden, Kane, Vinicius.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Qershor 2024, 12:00

Bayern heq dorë nga xhevahiri i Schalkes

GJERMANI - Telenovela për talentin Assan Ouedraogo, një mesfushor i ri 18-vjeçar i Schalke 04, i cili thuhej se do të ishte një ...