Sport

Frenkie de Jong: nga përplasja e njerës derë, te hapja e derës tjetër… nga Barça

Mesfushori holandez edhe pse është hedhur në treg nga klubi, ka deklaruar që nuk do të lëvizë nga Barça

3 Qershor 2024, 15:28 Nga DOSJA
Frenkie de Jong: nga përplasja e njerës derë, te hapja e

SPANJE - Hapet dritarja e re e tregut dhe sërish emri i Frenkie de Jong shfaqet si i transferueshëm te Barcelona. Por, si herët e mëparshme, mesfushori holandez ia bëri të qartë klubit katalanas se nuk do të lëvizë.

Ai nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra katalanase me të cilën ka kontratë deri në qershor 2026: nëse Bordi i Joan Laporta dëshiron të fitojë para me shitjen e një futbollisti, duhet të kërkojë një tjetër, jo ndërkombëtarin e Holandës.

Frenkie de Jong është një nga lojtarët më të kërkuar, vlerësimi i tij është rreth 70 milionë euro dhe me më shumë treg për skuadrën e Barçës, ndaj emri i tij shfaqet pothuajse në çdo periudhë transferimi si një shitje e mundshme për të lehtësuar arkat e rrahura të klubit.

Por mesfushori ndihet i lumtur te Barcelona dhe ai dhe familja e tij janë të kënaqur me jetën që kanë në Barcelonë. Pra, ai nuk ka ndërmend të lëvizë, siç e ka përsëritur orët e fundit në një intervistë për ‘Nos Sport’, gjatë grumbullimit të tij stërvitor me skuadrën holandeze.

Kur 27-vjeçari u pyet nëse do të vazhdonte karrierën te Barça , ai ishte i vendosur: "Po, me siguri. Jam shumë i lumtur në Barcelonë me familjen time." Për më tepër, ai e di se Hansi Flick, të cilin tashmë e ka takuar, po mbështet tek ai. “Takimi i parë ishte i mirë, pas Euro do të shohim se si do të shkojë”,- tha ai.

Frenkie de Jong , i cili është një nga lojtarët me pagën më të lartë në dhomat e zhveshjes, është i përqendruar te skuadra e Ronald Koeman, edhe pse ai është ende duke u rikuperuar nga dëmtimi i kyçit të këmbës së djathtë që e pengoi të luajë një pjesë të mirë të sezonit 23-24.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll