Bota

E rëndë në Kretë/ 3-vjeçarja gjendet me shenja dhune në trup, arrestohet nëna dhe partneri i saj

Autoritetet kanë arrestuar në flagrancë të riun nga Palestina, ndërsa kanë arrestuar edhe nënën 20-vjeçare të fëmijës.

3 Qershor 2024, 17:42 Nga E. D
E rëndë në Kretë/ 3-vjeçarja gjendet me shenja dhune
foto ilustruese

KRETË- Një 3-vjeçare e cila u gjet pak ditë më parë duke ecur e vetme rrugëve në Kretë, mësohet se është dhubuar nga partneri i nënës së saj. E vogla duket se kalonte orë të errëta në duart e tij, duke mos shijuar dashurinë apo kujdesin që çdo fëmijë meriton dhe duhet të gëzojë, pasi shenjat në trupin e tij dëshmojnë për dhunën. 

Siç raportohet  pronari i një shtëpie në zonën e Poros ka telefonuar forcat policore duke thënë se po dëgjonte britmat e forta të një fëmije të vogël që vinte nga shtëpia ngjitur. Në atë moment në shtëpi ndodhej një palestinez 23-vjeçar, ndërsa nëna 21-vjeç e vogëlushes nuk ndodhej në banesë.

Autoritetet kanë arrestuar në flagrancë të riun nga Palestina, ndërsa kanë arrestuar edhe nënën 20-vjeçare të fëmijës. Vajza e vogël tashmë ndodhet e shtruar në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, ndërsa me urdhër të prokurorit nënës i është hequr kujdestaria dhe vogëlushja do të qëndrojë me gjyshërit nga ana e nënës së saj.

Megjithatë, ky rast abuzimi nuk është rasti i parë për të cilin vajza e vogël dhe mjedisi i saj familjar shqetësojnë autoritetet. Pak ditë më parë, vogëlushja u gjet duke u endur e vetme, me një kalimtar që vuri re fëmijën dhe lajmëroi Policinë. Siç u konstatua në atë kohë, nëna e fëmijës kishte caktuar partnerin e saj palestinez të kujdesej për vajzën e vogël, por për arsye të paqarta, fëmija i shpëtoi vëmendjes së burrit dhe u gjet e vetëm në rrugë.

krete dhune

Sondazh

Poll