Aktualitet

U denoncua nga njerka për dhunë, gjykata lë në burg Robert Kullën, djalin e "gjeneralit"

Shkak për konfliktin mes tyre është bërë pronësia për vilën e të ndjerit Nehat Kulla, që ndodhet në zonën e Tufinës në Tiranë.

3 Qershor 2024, 12:43 Nga r.ll
U denoncua nga njerka për dhunë, gjykata lë në burg Robert
robert kulla

TIRANË- Djali i Nehat Kullës, i njohur me nofkën "gjenerali", i bandës famëkeqe në Tiranë, është lënq në burg nga gjykata. 34-vjeçari, Robert Kulla, u denoncuar për dhunë ndaj njerkës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Në gjyq Kulla ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj saj. Shkak për konfliktin mes tyre është bërë pronësia për vilën e të ndjerit Nehat Kulla, që ndodhet në zonën e Tufinës në Tiranë.

Nehat Kulla, ka qenë kreu i një bande kriminale në vitin 1997, që vepronte në periferi të Tiranës, kryesisht në Tufinë. Gjatë vitit 1997, ai arriti të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, me aktivitet në zonën e Kinostudios dhe Tufinës në Tiranë.

Nehat Kulla ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare në Qershor të 2020-ës si pasojë e disa sëmundjeve. Ai ishte i dënuar për vrasjen e Petrit Moriçenit dhe vëllezërve Neziri, njëri prej të cilëve polic pranë komisariatit 4 në Tiranë.

 

robert kulla nehat kulla

Sondazh

Poll