Sport

Ancelotti, njeriu me shtatë Champions League

Pas fitores së Real Madridit kundër Borussia Dortmund (2-0), Carlo Ancelotti zgjeroi më tej rekordin e tij të jashtëzakonshëm. Italiani tani ka fituar dy Champions League si lojtar dhe pesë si trajner.

2 Qershor 2024, 11:00 Nga DOSJA

Ancelotti, njeriu me shtatë Champions League

SPANJE - Zoti nuk dobësohet… Në moshën 64-vjeçare, Carlo Ancelotti vazhdon të grumbullojë tituj. Duke mposhtur Borussia Dortmundin (2-0) mbrëmjen e kësaj të shtune, Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve të 15-të në historinë e klubit ‘los blancos’.

Nga ana e tij, italiani po zgjeron kabinetin e tij të trofeve me një Kupë të shtatë me veshë të mëdhenj. Pesë si trajner: 2014, 2022 dhe 2024 me klubin spanjol dhe dy me AC Milan në 2003 dhe 2007. Ancelotti ka ehe dy si lojtar kur luajti me kuqezinjtë në 1989 dhe 1990.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll