Sport

Superkupa e Europës 2024/ Real Madrid-Atalanta, do të jetë Ancelotti kundër Gasperinit

Pas fitores së Europa League, Gasperini nuk e kishte fshehur dëshirën për t'u përballur me Ancelottin më 14 gusht…

2 Qershor 2024, 09:45 Nga DOSJA

Superkupa e Europës 2024/ Real Madrid-Atalanta, do të jetë

ITALI - “Në finalen e Ligës së Kampionëve ne mbështesim Real Madridin”,- kështu u shpreh Gian Piero Gasperini pas fitores në Europa League, duke ëndërruar të luante në Superkupën e Europës kundër Carlo Ancelotti.

Trajneri i Atalantas u shpreh i kënaqur: Blancos mundën 2-0 Borussia Dortmundin në ‘Wembley’ dhe kështu tani Dea pret ndeshjen që do të luhet më 14 gusht në Varshavë. Një sfidë me një shije shumë italiane: jo vetëm Atalanta në fushë, por edhe të dy trajnerët në pankinë.

“Nuk kemi asgjë kundër Borussias, me të cilën jemi përballur vite më parë në Ligën e Evropës, por finalja e Superkupës së Europës në Varshavë më 14 gusht kundër Real Madridit do të ishte më prestigjiozja e mundshme”,- tha Gasp i kënaqur.

Postimi shoqëror i Dea-s: "Shihem, Real!"

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll