Sport

Hidhërimi i Borussia Dortmundit: "Futbolli nuk është një përrallë dhe nuk ka gjithmonë një fund të lumtur"…

Historia jonë vazhdon dhe ne nuk mund ta bënim pa mbështetjen tuaj, ishte mesazhi për tifozët verdhezinj…

2 Qershor 2024, 09:30 Nga DOSJA
Hidhërimi i Borussia Dortmundit: "Futbolli nuk është

ANGLI - Nuk ka fund të lumtur për Borussia Dortmund. Përrallës së klubit gjerman i erdhi fundi në finale ndaj Real Madridit, i cili asnjëherë nuk bën shaka kur bëhet fjalë për Champions League.

Nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale, verdhezinjtë e komentuan humbjen e pësuar në Wembley 2-0 ndaj merengeve si më poshtë:

"Futbolli nuk është një përrallë dhe nuk ka gjithmonë një fund të lumtur. Historia jonë vazhdon dhe ne nuk mund ta bënim pa mbështetjen tuaj, ishte mesazhi për tifozët. - Wonderwall ynë i verdhë do të kapërcejë gjithçka. Faleminderit!"

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll