Sport

Kërkesa e çmendur e Vinicius për presidentin Pérez…

Vinicius Junior, i gëzuar pa masë pas fitores së Real Madridit në Champions League, i ka bërë një kërkesë të çmendur Florentino Pérezit.

2 Qershor 2024, 10:30 Nga DOSJA

Kërkesa e çmendur e Vinicius për presidentin

ANGLI - Ai është njeriu që e dërgoi përfundimisht Real Madridin në kurorëzimin e 15-të në Champions League me golin 2-0, dhe padyshim favoriti i madh tani për të fituar “Topin e Artë”.

Vinicius Junior la gjurmë në finalen kundër Dortmundit, pavarësisht një ore të turpshme, si të gjithë partnerët e tij. Gjë që padyshim nuk e prishi gëzimin e tij të pamasë për ngritjen e tij të dytë të Ligës së Kampionëve, pas asaj të 2022.

Vinicius dëshiron të luajë përgjithmonë te Real Madrid

Dhe një gjë është e sigurt, lidhja që është krijuar mes Vinicius dhe Real Madridit do të jetë e vështirë të mohohet në vitet në vijim. Aq sa anësori brazilian, në një intervistë për Teledeporte mbrëmë pas ndeshjes, ishte i qartë.

Dëshira e tij e vetme është të qëndrojë përgjithmonë në Madrid dhe Vinicius nuk hezitoi t'i kërkojë presidentit Florentino Pérez një zgjatje të kontratës afatgjatë.

“Shpresoj që Florentino Pérez ta shohë këtë intervistë dhe të më zgjasë kontratën edhe një herë! Dua të qëndroj këtu përgjithmonë si Kroos, Modric, Carvajal apo Nacho, që fituan gjashtë herë këtë Champions League”,- tha Vinicius pas ndeshjes.

Nuk ka dyshim se Perez do ta dëgjojë thirrjen, veçanërisht nëse Vinicius e ngre “Topin e Artë” pas disa muajsh...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll