Aktualitet

VIDEO/ Denoncimi: Plasin ujrat e zeza në QSUT, prej 3 ditësh pezullohet puna në godinën e Sterilizimit

Në videon e mëposhtme, shihet gjendja e rrënuar e godinave spitalore, ndërkohë që deri më tani nuk është marrë përsipër rregullimi i tyre.

2 Qershor 2024, 09:50 Nga I.A
VIDEO/ Denoncimi: Plasin ujrat e zeza në QSUT, prej 3 ditësh
Pamjet

TIRANË- Një denoncim është publikuar nga Piranjat për Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, ku shihet gjendja e keqe në të cilën ndodhet kompleksi spitalor. Në videon e mëposhtme, shihet gjendja e rrënuar e godinave spitalore, ndërkohë që deri më tani nuk është marrë përsipër rregullimi i tyre.

 

Por krahas godinave të rrënuara, një tjetër problem ka ndodhur në QSUT. Në godinën e sterilizimit, prej më shumë se 3 ditësh kanë plasur ujërat e zeza. Për shkak të këtij problemi, e gjithë zona përrreth godinës së sterilizimit mban një aromë të tmerrshme dhe shumë të rëndë.

Që nga plasja e ujrave të zeza puna në godinën e sterilizimit është pezulluar. Ndërkohë që ende nuk janë marrë masat për të rregulluar plasjen e tubacioneve të ujrave të zeza dhe nuk dihet sa do vazhdojë kjo situatë. Të rënda janë pamjet ardhura në redaksinë e Piranjave, ku në godinën e sterilizimit, shihen tuba te nxjerra në sipërfaqe, mjete spitalore, karrige e shtretër të lëna përtokë.

qsut

Sondazh

Poll