Sport

VIDEO / Real Madridi vulos finalen 8 minuta nga fundi, Vinicius çon shifrat në 2-0!

Në Londër luhet akti i fundit i aktivitetit më të madh të klubeve të Europës mes Borussias së Dortmundit dhe Realit të Madridit.

1 Qershor 2024, 22:39 Nga DOSJA
VIDEO / Real Madridi vulos finalen 8 minuta nga fundi, Vinicius çon

ANGLI - UEFA Champions League është në Londër luhet akti i fundit i aktivitetit më të madh të klubeve të Europës mes Borussias së Dortmundit dhe Realit të Madridit.

Edhe pse në dukje dukej gjithçka e thjeshtë për 14 herë kampionët e europë, është pikërisht Dortmundi që dikton finale duke mbajtur një ritëm shumë të lartë dhe duke krijuar më tepër raste, madje ishte pikërisht shtylla vertikale që nuk lejoi topin të prekte rrjetën e Courtois.

Me shifrat e baradha 0-0 u mbyll pjesa e parë e kësaj finaleje me shumë raste dhe emocione duke premtuar për një 45 minutësh të dytë po kaq spektakolarë.

Ndërkohë edhe pjesa e dytë filloi me të njëjtin ritëm dhe diktat të skuadrës gjermane e cila hasi shpesh në murin e ngritur kryesisht nga portieri Courtois. Dhe në momentet më të mira të Dortmundit është pikërisht Reali i Madridit që zhbllokon takimin me Carvahal, që nga zhvillimet e një goditje këndi çon topin në rrjetë.

 

Dhe pas 8 minutash janë madrilenët ata që përmbysën edhe situateën e dominimit të lojës por edhe shënuan golin e sigurisë të suksesit. Nga një gabim i lojtarëve gjerman përfiton Vinicius Junior për të çuar shifrat në 2-0 saktësisht në minutën e 82-të.

 


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 1 Qershor 2024, 19:01

Nis zyrtarisht ‘epoka’ Slott te Liverpool

ANGLI - Arne Slott fillon sot zyrtarisht rolin e tij si trajner i ri i Liverpool FC. Tekniku 45-vjeçar vjen te “Reds” nga Feyenoord dhe merr ...