Sport

‘Lewa’ barazoi Messin nën urdhërat e Flick, pas tri vitesh tani përsëri bashkë...

Sulmuesi i Barçës performoi në nivelin më të lartë nën drejtimin e trajnerit gjerman te Bayern Munich dhe tani do të kërkojë të përsërisë historinë si lojtar i Barçës.

1 Qershor 2024, 18:30 Nga DOSJA

‘Lewa’ barazoi Messin nën urdhërat e Flick, pas tri vitesh

SPANJE - Robert Lewandowski e di se si është të punosh me Hansi Flick nga e kaluara te Bayern Munich, ndërkohë që tani do t’i rikthehet sërish urdhrave të trajnerit gjerman te Barça.

Sulmuesi polak dukej më së miri me Flick-un gjatë një sezoni e gjysmë që ata ndanë te Bayern dhe pati shifra spektakolare të golave, të barabarta me vetë Leo Messin.

Flick mori frenat e Bayernit në nëntor 2019 dhe në ndeshjen e tij të parë në stol, kundër Olympiacos në Ligën e Kampionëve, ai e pa se Lewandowski do të ishte referenca e tij e madhe.

Sulmuesi hapi rezultatin dhe filloi të krijojë llogarinë e tij të shënimit me gjermanin si trajner. Në pjesën tjetër të sezonit, 'Lewy' grumbulloi 20 gola në Bundesligë, 10 gola në Champions League dhe pesë gola të tjerë në DFB Pokal në 31 ndeshje, që luajti në garat e përgjithshme. Kontributi i tij ishte kyç për Bayernin për të fituar tripletën.

Pas verës, Flick filloi sezonin në krye dhe Lewandowski përmirësoi shifrat që kishte arritur vitin e kaluar. 41 golat e tij në 29 ndeshje në Bundesligë e bënë atë lojtarin që ka shënuar më shumë gola në një sezon në ligën gjermane, ndërsa ai gjithashtu shtoi pesë gola të tjerë në Champions League dhe një dopio në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për klubet.

Në total 83 gola në 71 ndeshje, që i bie mesatarisht 1.16 gola për ndeshje. Disa shifra marramendëse.

Tre vjet më vonë, Flick dhe Lewandowski takohen sërish te Barça dhe të dy do të kërkojnë të përsërisin sukseset që arritën në Bavari. 

Numrat e Lewandowskit me Flick:

Sezoni 2019-20: 35 gola në 31 ndeshje

Bundesligë: 20 gola në 21 ndeshje

Champions League: 10 gola në 7 ndeshje

DFB Pokal: 5 gola në 3 ndeshje

Sezoni 2020-21: 48 gola në 40 ndeshje

Bundesliga: 41 gola në 29 ndeshje

Champions League: 5 gola në 6 ndeshje

DFB Pokal: 0 gola në 1 lojë

Superkupa gjermane: 0 gola në 1 lojë

Superkupa evropiane: 0 gola në 1

Ndeshje të Kupës së Botës për Klube: 2 gola në 2 ndeshje

TOTALI: 83 gola në 71 ndeshje

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll