Sport

Lunin i bashkohet Realit… por humb finalen

Vetëm mëngjesin e kësaj të shtune portiere ukrainas mbërriti në hotelin The Grove, në periferi të Londrës, për t'iu bashkuar skuadrës

1 Qershor 2024, 17:34 Nga DOSJA
Lunin i bashkohet Realit… por humb finalen

ANGLI - Portieri ukrainas Andriy Lunin mbërriti në Londër këtë të shtunë, për t'u bashkuar me shokët e tij dhe për të qenë në stol në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.

Lunin nuk udhëtoi me ekspeditën të enjten si masë paraprake, pasi kishte grip. Për të shmangur infektimin, ai qëndroi në Madrid.

Vetëm mëngjesin e kësaj të shtune portieri mbërriti në hotelin The Grove, në periferi të Londrës, për t'iu bashkuar skuadrës, e cila do të udhëtojë drejt Wembley pasditen e sotme për t'u përballur me Dortmundin.

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, ka konfirmuar tashmë në konferencën e shtypit se Thibaut Courtois do të jetë portieri titullar këtë të shtunë dhe se Lunin do të jetë në pankinë.

Belgu, heroi i trofeut të katërmbëdhjetë në Paris, ka pasur katër ndeshje përgatitore në Ligë, pasi ka tejkaluar dy lëndime të rënda këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll