Sport

Nis zyrtarisht ‘epoka’ Slott te Liverpool

Liverpool ka njoftuar zyrtarisht fillimin e partneritetit të tyre me Arne Slott

1 Qershor 2024, 19:01 Nga DOSJA
Nis zyrtarisht ‘epoka’ Slott te Liverpool

ANGLI - Arne Slott fillon sot zyrtarisht rolin e tij si trajner i ri i Liverpool FC. Tekniku 45-vjeçar vjen te “Reds” nga Feyenoord dhe merr frenat pas largimit të gjermanit Jurgen Klopp.

Slott do të fillojë të punojë me skuadrën kur të fillojë sezoni para-sezonal në korrik, me një udhëtim me tre ndeshje në SHBA, pjesë e përgatitjes 2024/25.

Trajneri me origjinë holandeze vjen pas tre sezoneve shumë të suksesshme me Feyenoord, gjatë të cilave ai i udhëhoqi ata drejt titullit të ligës 2023 dhe u vlerësua dy herë ‘Trajneri i vitit’ në Eredivisie.

Ja postimi përkatës:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll