Politike

Po prezantonte programin elektoral/ Ndërpritet energjia elektrike në sallë gjatë fjalës së Bashës: Rast i paprecedent i pushtetit! Kanë frikë nga ne

Teksa kreu i PD po rendiste të dhënat e programit për çdo sektor, në sallë u ndërpre energjia elektrike. Për disa minuta Parku olimpik i Tiranës qëndroi në errësirë. PD në një reagim për mediat e quajti veprim të qëllimshëm fikjen e dritave.

1 Qershor 2024, 13:33 Nga N.F
Po prezantonte programin elektoral/ Ndërpritet energjia elektrike në
Basha

TIRANË- Partia Demokratike e vulës ka organizuar sot një konventë për të prezantuar programin elektoral një vit para zgjedhjeve të 2025, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”. Gjatë këtij takimi të zhvilluar u regjistrua një incident i pakëndshëm pasi u shkëput energjia elektrike.

Teksa kreu i PD po rendiste të dhënat e programit për çdo sektor, në sallë u ndërpre energjia elektrike. Për disa minuta Parku olimpik i Tiranës qëndroi në errësirë. PD në një reagim për mediat e quajti veprim të qëllimshëm fikjen e dritave.

Në reagim ata shprehen se është një rast i paprecedentë dhe se pushteti ka frikë nga PD-ja e vulës dhe Basha. Ata më tej shprehen se kjo është hera e parë që ndërpritet energjia elektrike në një Kuvend Programor në një kohë që prej kohësh nuk ka pasur probleme me energjinë në Shqipëri. 

“Ky është një rast i paprecedent i pushtetit, i cili, ndërkohë që investohet për të mbajtur në lojë ata që dëmtojnë opozitën, kanë frikë nga PD dhe nga Basha, për shkak të pastërtisë dhe alternativës së tyre qeverisëse. Është hera e parë që ndërpritet energjia elektrike në një Kuvend Programor në një kohë që prej kohësh nuk ka pasur probleme me energjinë në Shqipëri”, thuhet në deklaratën e PD.

 

 

 

 

lulzim basha program elektoral fiken dritat

Sondazh

Poll