Politike

Çështja Beleri/ Kodheli: Greqia investoi në rrugë pa krye! Asgjë s’e ndal Shqipërinë drejt rrugës së BE

Ajo shton se asgjë nuk e ndal Shqipërinë drejt rrugës europiane, referuar deklaratve të palëve greke të cilët vendosën në pikëpyetje edhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke thënë se "Rruga e Shqipërisë për në BE, kalon nga Greqia."

1 Qershor 2024, 18:06 Nga B.Z
Çështja Beleri/ Kodheli: Greqia investoi në rrugë pa krye!
Mimi Kodheli

TIRANË - Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, ka folur këtë të shtunë mbi çështjen Beleri. E ftuar në  emisionin "Kjo javë" në News 24, Kodheli theksoi se Greqia investoi sipas saj tek njeriu i gabuar. Ajo shton se asgjë nuk e ndal Shqipërinë drejt rrugës europiane, referuar deklaratave të palëve greke të cilët pas dënimit të Belerit, vendosën në pikëpyetje anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke thënë se "Rruga e Shqipërisë për në BE, kalon nga Greqia."

Kodheli: Greqia investoi në rrugën pa krye. Duke qenë se Athina e nisi këtë rrugë, po shkon drejt kësaj udhe. Unë besoj se do të ketë një zgjidhje. Në rrugën tonë europiane, asgjë nuk e ndal Shqipërinë. Edhe diplomacia funksionon, edhe shkëmbimi i interesave duhet të funksionojë. Do të shpresoja që të dyja palët të fitojnë. Në vitin 2030 hyjmë në BE.

mimi kodheli

Sondazh

Poll