Bota

Akuzohet për krime lufte, arrestohet në kufi me Serbinë shqiptari i Kosovës (EMRI)

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë (MPB), Ivica Daçiç, tha se Mustafa është arrestuar dhe shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme proceduriale.

1 Qershor 2024, 21:22 Nga B.Z
Akuzohet për krime lufte, arrestohet në kufi me Serbinë shqiptari
Foto ilustruese

KOSOVË - Një person është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare që lidh Serbinë me Kosovën, nën dyshimin për “krime lufte”. Në pranga ka rënë Tefik Mustafa i cili sipas raportimeve të mediave vendase është kapur në Merdarë dhe akuzohet për “krime lufte kundër civilëve në Kosovë”.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë (MPB), Ivica Daçiç, tha në një komunikim për mediat se Mustafa është arrestuar dhe shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme proceduriale.

"Si pjesëtar i UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës), në deklaratat e dëshmitarëve përmendej si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviç dhe Predrag Millosheviç, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë – Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët”Personi do të dorëzohet në Prokurorinë për Krime Lufte”, tha Daçiç, sipas komunikatës.

arrestim serbi kosove tefik mustafa

Sondazh

Poll