Bota

Tentoi të përdhunonte një grua, arrestohet 34-vjeçari në Selanik

Megjithatë gruaja arriti të arratisej, të dilte nga pallati duke kërkuar ndihmë.

1 Qershor 2024, 18:48 Nga E. D
Tentoi të përdhunonte një grua, arrestohet 34-vjeçari
foto ilustruese

SELANIK- Një e huaj 33-vjeçare ka përjetuar momente tmerri në Selanik, kur një i panjohur e ka ndjekur në pallatin ku ajo jetonte. Siç raportohet 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj saj. 

Megjithatë gruaja arriti të arratisej, të dilte nga pallati duke kërkuar ndihmë. Ndërsa punonjësit e Policisë së Departamentit të Parandalimit dhe Shuarjes së Krimit, të cilët patrullonin në zonë, kanë dëgjuar thirrjet e saj për ndihmë. 

Sipas policisë ndaj 34-vjeëarit ishte shpallur një urdhër-arresti nga Departamenti i Hetimeve Penale të Selanikut për përdhunim. I arrestuari do të dërgohet në prokurori. 

selanik perdhunim

Sondazh

Poll