Bota

Protestës pro-palestineze në Brooklyn, 34 persona të arrestuar

Gjatë demonstratës së së premtes, demonstruesit pro-palestinez ngritën tenda në holl dhe shpalosën një pankartë "Palestinë e lirë" nga çatia e ndërtesës përpara se policia të hynte për të arrestuar.

1 Qershor 2024, 20:30 Nga E. D
Protestës pro-palestineze në Brooklyn, 34 persona të arrestuar
pamje nga protesat

NEW YORK- Policia e New York thotë se 34 persona po mbahen në paraburgim pas një proteste pro-palestineze në Muzeun e Bruklinit në Nju Jork të premten. Ata raportuan dëmtime në disa vepra arti dhe ngacmim të stafit të sigurisë nga demonstruesit.

Gjatë demonstratës së së premtes, demonstruesit pro-palestinez ngritën tenda në holl dhe shpalosën një pankartë "Palestinë e lirë" nga çatia e ndërtesës përpara se policia të hynte për të arrestuar. Policia e qytetit tha se 34 personat në paraburgim po procedoheshin dhe akuzat po përcaktoheshin.

Organizatorët, duke përfshirë grupin In Our Lifetime, u bënë thirrje mbështetësve që të "përmbytin" dhe "të ç'pushtojnë" muzeun, duke thënë se ata donin të merrnin nën kontroll ndërtesën derisa zyrtarët "të zbulojnë dhe të heqin dorë" nga çdo investim që lidhet me veprimet e Izraelit në Gaza.

protesat pro-palestineze

Sondazh

Poll