Sport

VIDEO/ Tifozët i thërrasin Ronaldos "Messi, Messi", Neymar shkrihet së qeshuri...

Braziliani nuk e përmbajti dot të qeshurën me miqtë e tij nga kabina e stadiumit

1 Qershor 2024, 16:08 Nga DOSJA

VIDEO/ Tifozët i thërrasin Ronaldos "Messi, Messi", Neymar

ARABIA SAUDITE - Nuk ishte nata e Cristiano Ronaldos të premten e 31 majit. Al-Hilal mposhti Al-Nassr me penallti (5-4) në finalen e Kupës së Mbretit në Arabinë Saudite. Në këtë mënyrë, yllit portugez i shpëtoi edhe titulli i fundit i sezonit.

Pas gjuajtjes së penalltive dhe humbjes së ekipit të tij, CR7 dukej plotësisht i zhytur në fushë... dhe tifozët e Al-Hilal shfrytëzuan rastin për t’u tallur me sulmuesin 39-vjeçar me thirrjet "Messi, Messi".

Nisur nga kjo, Neymar (i munguar në ndeshje për shkak të dëmtimit) nuk mundi ta përmbajë të qeshurën së bashku me miqtë e tij në kabinën e stadiumit. Braziliani mori celularin dhe filloi të regjistronte audiencën, duke brohoritur emrin e mikut të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll