Bota

Detaje rrëqethëse nga ngjarja e rënd në Greqi/ Djali: Nuk mund ta duroja më erën dhe më duhej ta digjja, gjymtyrët shkëputeshin nga trupi

Ndërkohë pranë shtëpisë ku u gjet dje i djeguri, në një kosh plehrash janë gjetur një kokë dhe këmbë. I

1 Qershor 2024, 15:42 Nga E. D
Detaje rrëqethëse nga ngjarja e rënd në Greqi/ Djali: Nuk
foto ilustruese

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Greqi ku djali 57-vjeç i ka vënë flakën babait në oborrin e shtëpisë. Siç raportohet djali ka treguar arsyet se pse ka djegur trupin e bababit në tij. Ai thotë se nuk duroja dot më erën e keqe dhe duhej ta digjja. Gjithashtu 57-vjeçari ka rrëfyer se babi ka vdekur në muajin shkurt, por nuk kishte para për ta varrosur

“Nuk mund ta duroja më erën dhe më duhej ta digjja. I moshuari kishte vdekur që në muajin shkurt, por nuk kisha para për ta varrosur, ndaj duhej ta digjte. Unë nuk e copëtova. Ndërsa e mbaja me dyshek, disa pjesë u shkëputën nga trupi”, ka rrëfyer djali. 

Ndërkohë pranë shtëpisë ku u gjet dje i djeguri, në një kosh plehrash janë gjetur një kokë dhe këmbë. Informacionet sugjerojnë se këto mund të jenë pjesë njerëzore që i përkasin të moshuarit. Megjithatë djali 57-vjeç, i cili vuan nga probleme psikologjike, është arrestuar dhe po mbahet si i dyshuar. Ekzaminimi mjekoligjor pritet të zbardhë rastin misterioz.

greqi

Sondazh

Poll