Bota

PAMJET/ Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga përmbytjet, evakuuohen banorët në disa zona

Raportohet se nga rreziku i përmbytjeve janë të prekura dy lande, Bavaria dhe landi Baden-Vyrtemberg.

1 Qershor 2024, 16:56 Nga B.Z

PAMJET/ Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga përmbytjet, evakuuohen

Foto nga përmbytjet

GJERMANI - Moti i keq me reshje të dendura shiu ka goditur jugun e Gjermanisë duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Raportohet se nga rreziku i përmbytjeve janë të prekura dy lande, Bavaria dhe landi Baden-Vyrtemberg. Sipas DW, në këto lande është në fuqi shkalla më e lartë e alarmit, ndërkohë që disa qarqe gjermane në jug shpallën ndërkohë gjendjen e katastrofës.

Në shumë rajone priten përmbytje, madje flitet për përmbytje të shekullit, sepse niveli i ujërave të lumenjve po rritet me shpejtësi. Në Mekenbeuern 1300 vetë duhet të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut akut të përmbytjeve. Edhe në rajone të tjera janë evuakuuar banorët në jugun gjerman. Në Sigmarszell, qarkun Lindau natën e së shtunës ranë 100 litra për 1 metër katror.

 

gjermani permbytje

Sondazh

Poll