Bota

Koreja e Jugut paralajmëron qytetarët për balona të tjera me mbeturina të dërgura nga Koreja e Veriut

Ushtria e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut po dërgon në qiellin jugkorean balona të tjera të mbushura me mbeturina.

1 Qershor 2024, 16:01 Nga E. D
Koreja e Jugut paralajmëron qytetarët për balona të tjera me
foto ilustruese

KOJERA E JUGUT- Seuli paralajmëroi qytetarët që të shmangin balonat që Pheniani vazhdon të dërgojë në hapësirën jugkoreane dhe të lajmërojnë autoritetet policore ose ushtarake. Ushtria e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut po dërgon në qiellin jugkorean balona të tjera të mbushura me mbeturina.

Gjithashtu Koreja e Veriut lëshoi disa qindra balona që përmbanin jashtëqitje dhe mbeturina të tjera, duke i cilësuar si një dhuratë të sinqertë dhe u zotua se do të dërgonte të tjera. Ndërsa Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Shin Won-sik, e cilësoi sot aktin një sjellje të ulët, të paimagjinueshme. 

Përmes një mesazhi publik, qytetarëve të Seulit u është kërkuar që të mos i preknin balonat ndërsa u njoftua se ushtria ishte angazhuar për heqjen e tyre. Ministria e Mbrojtjes tha se edhe rajoneve të tjera u është kërkuar që të shpërndajnë të njëjtin.

"Qeverive të tjera rajonale u është kërkuar të transmetojnë mesazhe të ngjashme," tha ministria e mbrojtjes.

koreja e jugut koreja e veriut

Sondazh

Poll