Sport

Al-Khelaïfi: “Ylli i PSG-së është kolektivi”

Në hapësirat e një takimi të Shoqatës Evropiane të Klubeve këtë të shtunë në Londër, Nasser al-Khelaïfi, presidenti i PSG, foli për fundin e epokës së yjeve pas largimeve të Neymar, Messit sezonin e kaluar dhe tani të Kylian Mbappe.

1 Qershor 2024, 15:21 Nga DOSJA
Al-Khelaïfi: “Ylli i PSG-së është kolektivi”
Kylian Mbappé shtrëngon duart me presidentin e tij Nasser al-Khelaïfi gjatë finales së Kupës së Francës

ANGLI - Në hapësirat e një takimi të ECA, Shoqatës Evropiane të Klubeve, të cilën ai e drejton, këtë të shtunë në Londër, Nasser al-Khelaïfi, presidenti i PSG, foli për fundin e epokës galaktike për klubin parizien, pas largimit të Neymar, Messi dhe tani Kylian Mbappé: 

“Kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm. Ne humbëm vetëm dy ndeshje për të fituar trofeun e madh (Ligën e Kampionëve), ishte një sezon i mrekullueshëm. Më shumë nga sa prisnim. Sepse kemi bërë shumë ndryshime.

Me gjithë respektin që kam për Messin, Neymarin, Mbappen sot dhe atë që ata kanë bërë për klubin, u uroj atyre më të mirat në sfidat e tyre të reja, por për një klub si i yni, ylli është kolektivi. Skuadra, stafi, shefi dhe trajneri, ata janë ylli.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll