Sport

Fillon stërvitja e kuqezinjve në Austri, mungon Abrashi dhe kapiteni Gjimshiti!

Nuk ka mbërritur ende Amir Abrashi, i cili mbrëmjen e djeshme ka mbyllur ndeshjet me klubin e tij dhe pritet t’i bashkohet ekipit ditën e sotme, ndërkohë që kapiteni Berat Gjimshiti do t’i bashkohet i fundit grumbullimit, ditën e nesërme sipas programit.

1 Qershor 2024, 14:16 Nga DOSJA
Fillon stërvitja e kuqezinjve në Austri, mungon Abrashi dhe kapiteni

AUSTRI - Kuqezintjë kanë mbërritur pasditen e djeshme në Austri ku do të qëndrojnë për rreth 9 ditë për përgatitjen e Europianit ndërkohë që gjatë këtyre ditëve do të zhvillojnë edhe dy ndeshjet e fundit miqësore përpara atyre zyrtareve.

Paraditene sotme kombëtarja ka zhvilluar seancën e parë stërvitore e 25 lojtarë, pasi mbrëmjen e djeshme i është bashkuar edhe Taulant Seferi i cili nuk ishte në grumbullimin e Tiranës, gjithashtu mungojnë ende dy të tjerë nga lista prej 27 lojtarësh që ka grumbulluar trajneri Sylvinho.

Nuk ka mbërritur ende Amir Abrashi, i cili mbrëmjen e djeshme ka mbyllur ndeshjet me klubin e tij dhe pritet t’i bashkohet ekipit ditën e sotme, ndërkohë që kapiteni Berat Gjimshiti do t’i bashkohet i fundit grumbullimit, ditën e nesërme sipas programit.

Në këtë seancë stërvitore të parë ashtu si në të gjithë këtë grumbullim kaq të rëndësishëm bie në sy atmosfera mjaft pozitive brenda ekipit të cilët duken të karikuar dhe të paduruar për këtë Europian.

Edhe pasditen e së shtunës skuadra do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore ndërkohë që mëngjesin e së dielës, do të niset për në Hungari, ku do të zhvillojë stërvitjen atje, pasi të hënën e 3 qershorit do të luaj ndeshjen e parë miqësore atë me Lihteshtejnin.

Për këtë arsye të dielën do të zhvillohet vetëm një seancë stërvitore dhe konferenca për shtyp e trajneri pasdite.

Udhëtimi nga vendi i grumbullimit në Austri deri në Haladas në Hungari ku do të zhvillohet ndeshja është rreth 1 orë dhe skuadra do të lëvizi me autobus, për t’u rikthyer menjëherë pas ndeshjes qdhe të vazhdojë programin stërvitorë. Ndërkohë ndeshja e dytë, do të jetë më 7 qershor ndaj Azerbaixhanit në të njëjtin vend, një ditë përpara nisjes për në Gjermani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll