Bota

Të shtëna me armë zjarri në Hagen të Gjermanisë, raportohet për disa të plagosur, policia blindon zonën

Nga të shtënat me armë thuhet se ka dhe të plagosur, por ende nuk është bërë me dije numri i saktë .

1 Qershor 2024, 15:17 Nga B.Z

Të shtëna me armë zjarri në Hagen të Gjermanisë,

Foto ilustruese

GJERMANI -Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar pasditen e kësaj të shtune në periferi të Hagen, në Gjermani. Nga informacionet paraprake të mediave vendase thuhet se të shtënat kanë ndodhur pas sherrit mes disa familjarëve. Nga të shtënat me armë thuhet se ka dhe të plagosur, por ende nuk është bërë me dije numri i saktë .

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe shërbimet e emergjencës, për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve, ndërkohë edhe policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën. Ende nuk dihet identiteti i autorëve apo shkaqet e rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

gjermani plagosje

Sondazh

Poll