Sport

Lucas Paqueta për akuzat e basteve të paligjshme: “Do të bashkëpunojmë”...

Në margjinat e përgatitjes për Kupën e Amerikës që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, mesfushori Lucas Paqueta shprehu në një konferencë shtypi gëzimin që nuk u përjashtua nga federata e tij, pavarësisht akuzave për baste që rrinë mbi të.

1 Qershor 2024, 09:30 Nga DOSJA
Lucas Paqueta për akuzat e basteve të paligjshme: “Do të

SHBA - I pranishëm në Orlando për t'u përgatitur për Kupën e Amerikës që do të zhvillohet nga 24 qershori deri më 14 korrik, mesfushori i West Ham, Lucas Paqueta ka reaguar në një konferencë për shtyp ndaj akuzave ndaj tij nga federata angleze, përkatësisht për përfshirje e tij në një aferë bastesh sportive, duke kërkuar “qëllimisht të marrë një karton nga arbitri” në disa raste për të favorizuar të afërmit.

Mesfushori sulmues i ‘Hammers’, i cili donte të falënderonte CBF-në dhe presidentin e saj, Ednaldo Rodrigues, për mbajtjen e tij në grup pavarësisht dyshimeve dhe rrezikut të pezullimit, deklaroi: “Do të jetë hera e parë dhe e vetme që do të flas për këtë çështje.

Avokatët e mi më kanë këshilluar të mos komentoj për këtë çështje. Ajo që mund të them është se vazhdoj të bëj më të mirën, duke bashkëpunuar. Avokatët e mi më mbrojnë që gjithçka të sqarohet në fund”.

“Më bëri të trishtuar (kur FA konfirmoi këto akuza), por kjo nuk e ndryshon faktin se ne do të bëjmë gjithçka për të ndryshuar këtë vendim dhe për të bashkëpunuar,”- shtoi ai. 26-vjeçari brazilian duhet të paraqesë mbrojtjen e tij përpara datës 3 qershor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll