Sport

L'Equipe: "Kvara i tha ‘Po’ PSG-së, super ofertë gati për Napolin”

Te L'Equipe janë të sigurt: ai mund të ketë edhe disa çmime bonuse në marrëveshje

1 Qershor 2024, 08:00 Nga DOSJA
L'Equipe: "Kvara i tha ‘Po’ PSG-së, super ofertë

ITALI - Kvaratskhelia do t'i kishte thënë ‘Po’ PSG-së. Gjeorgjiani, një objektiv asnjëherë i fshehur, është i kënaqur shumë nga skuadra pariziene e Luis Enrique, raporton  ‘L'Equipe’, saqë ai tashmë ka dhënë miratimin e tij për t’u transferuar në Francë verën e ardhshme.

Klubi kampion francez do të kishte gjetur gjithashtu një marrëveshje personale në nivel financiar me anësorin e Napolit. Vetëkuptohet se tani ka një marrëveshje, e cila nuk është aspak e lehtë me klubin e kryesuar nga Aurelio De Laurentiis, i cili deri më tani ka synuar të vazhdojë kontratën e 23-vjeçarit, duke sakrifikuar kështu vetëm Osimhen në qershor.

PSG, sipas portalit të njohur transalpin, do ta vlerësonte Kvaratskhelia në një shifër afër 60 milionë euro, me gatishmërinë për të përfshirë edhe bonuse në marrëveshje. Te Napoli, vlerësimi iv lojtarit është superior: vendimtar do të jetë edhe vullneti i trajnerit të ri, Antonio Conte, i cili dëshiron të rifillojë një cikël të ri pikërisht me Kvara, bashkë me Di Lorencon. Por edhe në frontin e jashtëm situata nuk është aspak e qetë.

Gjeorgjiani, i ardhur në vitin 2022 dhe është protagonisti i njëmbëdhjetë golave që i dha ‘Scudetton’ Napolit një vit më parë, ka kontratë deri më 30 qershor 2027: mbetet për t'u kuptuar tani se si do të sillet De Laurentiis, i etur për të të mbajë playmaker me shumë zgjatje dhe pagë të rregulluar për të kaluar 4 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll