Sport

Zbulohet klauzola që mund ta bëjë Bernardo Silva 'të aksesueshëm' për Barçën

Ndërkombëtari portugez është i lidhur me Manchester Cityn deri në vitin 2026

31 Maj 2024, 16:07 Nga DOSJA
Zbulohet klauzola që mund ta bëjë Bernardo Silva 'të

SPANJE - TV3 zbuloi në Spanjë se ka një detaj në kontratën e fundit që Bernardo Silva nënshkroi me Manchester Cityn, deri në vitin 2026, që mund ta bëjë mesfushorin më të aksesueshëm për arkat e Barcelonës, një klub që e ka ‘ndjekur’ portugezin për një kohë të gjatë.

Sipas informacioneve të atij kanali televiziv, klauzola e largimit të lojtarit portugez, e vendosur në rreth 58 milionë euro, mund t'u paguhet ‘Qytetarëve’ në tre pjesë.

Pyetja është nëse Barcelona, ​​e cila po kalon një situatë disi delikate financiare, do të insistojë për nënshkrimin e mesfushorit, pas largimit të Xavi, i cili e donte më shumë portugezin në Katalonjë. 

Deco, drejtori sportiv dhe Hansi Flick, trajneri i Blaugranas, do të duhet të vendosin nëse Bernardo përshtatet apo jo në Barçën e re që është në ndërtim e sipër, nën komandën teknike të gjermanit.

Kujtojmë se PSG dhe Bayern Munich ishin gjithashtu të interesuar për Bernardo Silva në hapjet e fundit të merkatos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll