Art&Argëtim

30 Nëntor 2019, 16:01 Nga DOSJA

TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi është revoltuar me kolegët e tij, që sipas këngëtarit, në rrjetet sociale reklamojnë jetën luksoze ndërsa banorëve të prekur nga tërmeti nuk u kanë ofruar ndihmë.

Në një video live në profilin e tij në Instagram, reperi shfaqet shumë i irrituar me kolegët dhe u bën thirrje që nga rolexat e tyre të heqin të paktën 100 euro për një ccadër dhe t’ua dhurojnë familjarëve që kanë mbetur të pastrehë.

Nuk jam t’i ba apel askujt me ba gili vili, jam duke thirr të gjithë këta tipa që më dalin me rolexa, që harxhojn nga 8-9 mijë euro në clube, hajdeni 1 mijë euro hajdeni vetë aty në dorë jepeni familjarëve të blejn një çadër, i kanë pas çadrat me qera i kanë marrë me 50 mijë lek, më keni ba me u cmend  sot, jo po kena varse 10 mijë euro, jo po kena kshtu, hajde pra drejt e në fshat me u fut gjysmë metri në baltë me u ba njësh me hallet e familjarëve aty, e me qëndru aty e më bërë fjalë me policin dhe ushtrin pse nuk janë çadrrat për banorët,”- dëgjohet teksa thotë Stresi në video.

Vetë këngëtari ka publikuar foto dhe video t ndryshme në rrjetet soicale ku shihet se u ka ardhur në ndihmë shumë banorëve që u prekën nga tragjedia e 26 nëntorit.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz rreperi stresi stresi tregjedia e 26 nëntorit 2019 rreperi stresi stresi tregjedia e 26 nëntorit 2019

Sondazh

Poll