Art&Argëtim

“Vëllain e kisha në Durrës, banesa ka pësuar çarje muresh”/ Hygerta Sako flet për momentet e vështira pas tërmetit (

30 Nëntor 2019, 11:11 Nga DOSJA
“Vëllain e kisha në Durrës, banesa ka pësuar

Tiranë- Hygerta Sako e ftuar në emisionin  “Ftesë në 5”, rrëfeu se, me gjithë dëshirën e madhe, nuk ka mundur të gjendet afër familjeve të prekura për shkak të emocioneve dhe ndjeshmërisë shumë të lartë që e karakterizon.

Ajo është shprehur se edhe banesa e vëllait të saj ka pësuar dëme nga tërmeti.

“Unë jam tip shumë i ndjeshëm. Unë e kam të pamundur që të jem atje dhe t’ju vijë në ndihmë. Dhimbja është e madhe  se bëhet fjalë për njerëz që kanë humbur jetën, për njerëz që kanë ngelur pa shtëpi. Vëllain e kisha në Durrës. Shtëpia e vëllait tim ka pasur çarje muresh dhe thyrje xhamash dhe për mometin dhe ata nuk flenë në shtëpi. Ajo që mua më tremb më shumë është fakti se pas tërmetit të shtatorit, vjen në nëntor një goditje tjetër dhe nuk e dimë sesa të sigurta i kemi banesat tona”, është shprehur Hygerta Sako.

 https://www.youtube.com/watch?v=ieTHZrbiqho&feature=emb_title

50 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur.  Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate të ditës së djeshme në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz hygerta sako tragjedia e 26 nentorit 2019 hygerta sako tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll