Art&Argëtim

“Të thuash me plot gojën jam krenar që jam shqiptar”, Rezart Veleshnja bën mesazhin prekës për familjet e viktimave(FO

28 Nëntor 2019, 12:54 Nga DOSJA

TIRANË- Pas gjendjes tragjike në të cilën ndodhet Shqipëria janë të shumtë zërat që kanë reaguar për këtë situatë teje delikate.

Të shumta kanë qenë edhe ndihmat nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë për të prekurit nga tërmeti, sa së fundmi është raportuar edhe për vjedhje të ndihmave.
Aktori i humorit, Rezart Veleshnja është një prej personazheve më aktiv në rrjetet sociale që reagon vazhdimisht për probleme që has në shtetin shqiptar.

Sigurisht që edhe në këtë situatë aktori i humorit ka reaguar ku shkruan se kjo dashamirësi mes Kosovës dhe Shqipërisë bën që të themi me plot gojën, “Jam krenar që jam shqiptar.”

“Të bekohesh është fat, të lindësh i bekuar është do të thotë të jesh shqiptar. Ky solidarizim kaq i madh Shqipëri-Kosovë tregon se e duam njëri-tjetrin, edhe na bën të themi me plot gojën jam krenar që jam shqiptar. Zoti i dhëntë forcë familjeve të viktimave.”-shkruan Veleshnja.

40 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz rezart veleshnja termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë rezart veleshnja termet 26 nentor 2019 termet ne shijak tërmeti i fortë godet shqipërinë

Sondazh

Poll