Aktualitet

Jetonte në mjerim me dy fëmijë të sëmurë/ Shqiptarët vënë dorën në zemër dhe ndihmojnë familjen e Valbonës

Ajo rrëfeu vështirësitë e saj si kryefamiljare, pasi iu desh të merrte frenat e jetës në dorë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit. Kushtet në shtëpinë e familjes Kazanxhiu i kalonin kufijtë e imagjinatës dhe të tre pjesëtarët nuk e kishin pasur kurrë mundësinë të bënin një jetesë normale.

31 Maj 2024, 21:56 Nga N.F
Jetonte në mjerim me dy fëmijë të sëmurë/
Valbona Kazanxhiu

KUÇOVË- Dy javë më parë ju treguam historinë e Valbona Kazanxhiut, gruas nga Kuçova, e cila jetonte në kushte të mjerueshme së bashku me dy djemtë e saj, Marjusin dhe Erjonin.

Ajo rrëfeu vështirësitë e saj si kryefamiljare, pasi iu desh të merrte frenat e jetës në dorë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit. Kushtet në shtëpinë e familjes Kazanxhiu i kalonin kufijtë e imagjinatës dhe të tre pjesëtarët nuk e kishin pasur kurrë mundësinë të bënin një jetesë normale.

Rrëfimi I një jete plot vuajtje, arriti në zemrat e shumë ndjekësve dhe menjëherë disa prej tyre u solidarizuan dhe I shtrinë dorën për ndihmë Valbonës. Familja Kazanxhiu sot është vendosur në shtepi të re me qira të paguar për një vit nga një donator, i cili ka vendosur të mbetet anonim.  E lumtur, që më fund do ketë mundësinë të jetojë në një banesë normale, Valbona na priti gjithë buzëqeshje në folenë e re të familjes së saj.

Bamirësit ofruan lavatriçe, televizor, sobë, divane, por nuk mbaroi me kaq. Persona të tjerë I kanë siguruar Valbonës një pagesë prej 200 eurosh për çdo muaj.

“Jam shumë e kënaqur, ju falenderoj nga zemra. Zoti ua shpërbleftë inshallah.”

Marrë nga Piranjat

valbona kazanxhiu ndihma

Sondazh

Poll