Aktualitet

U kapen me gjysmë kg kokainë, vihet në pranga 25-vjeçari shqiptar në Zvicër, e pëson edhe bashkëpunëtori i tij

Shqiptari i dyshuar si i përfshirë në një aktivitet të rëndësishëm të tregtisë së drogës që synonte aktorët lokalë, u arrestua në Giubiasco.

31 Maj 2024, 18:07 Nga N.F
U kapen me gjysmë kg kokainë, vihet në pranga 25-vjeçari
Foto ilustruese

TIRANË- Autoritet zvicerane kanë vënë në pranga dy persona për drogë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi policia kantonale zviceriane kreu një hetimi të kryer në bashkëpunim me shërbimet kundër drogës.

Në lidhje me operacionin u vendos ne pranga një shqiptar i moshës 25 vjeç, banues në Shqipëri dhe një shtetas zviceran 37 vjeç me banim në zonën e Bellinzonës. Shqiptari i dyshuar si i përfshirë në një aktivitet të rëndësishëm të tregtisë së drogës që synonte aktorët lokalë, u arrestua në Giubiasco.

Ai është pritur në banesën e gruas, ku janë gjetur rreth 500 gramë kokainë. Hetimet e mëpasshme çuan në arrestimin e 37-vjeçarit. Krimet ndaj tyre janë shkelje e rëndë dhe shkelje e ligjit federal për narkotikët dhe shkelje e ligjit federal për të huajt dhe integrimin e tyre. Hetimet koordinohen nga prokurori publik Roberto Ruggeri.

zvicer arrestim shqiptar

Sondazh

Poll