Aktualitet

Emigrimi problem kryesor i vendit, bie korrupsioni si shqetësim

Më pas i renditur i 5-ti në rëndësi është korrupsioni (26.9%), niveli i kriminalitetit në vend (17.5%), shëndetësia (15.6 %), edukimi /arsimi (11%) dhe plakja e popullsisë (9.8 %). Në grupin e fundit të problemeve të vendit sot shqiptarët rendisin pensionet (8.7%), sistemin e drejtësisë (5.5%), taksimin (4.9 %), cilësinë e demokracisë ( 2.2 %), drogën (2 %) dhe mjedisin (1.2 %).

31 Maj 2024, 21:36 Nga N.F
Emigrimi problem kryesor i vendit, bie korrupsioni si shqetësim
Të dhënat

TIRANË- Problemet kryesore të vendit, kanë qenë në fokus të Barometrit të fundit në Euronews Albania. Mes 15 problemeve kryesore të vendit në krye të tyre sot për shqiptarët janë emigrimi ( 54.8%), çmimet e larta (42.1 %), kostoja e jetesës (36.2 %) dhe papunësia (34.3 %).

Më pas i renditur i 5-ti në rëndësi është korrupsioni (26.9%), niveli i kriminalitetit në vend (17.5%), shëndetësia (15.6 %), edukimi /arsimi (11%) dhe plakja e popullsisë (9.8 %). Në grupin e fundit të problemeve të vendit sot shqiptarët rendisin pensionet (8.7%), sistemin e drejtësisë (5.5%), taksimin (4.9 %), cilësinë e demokracisë ( 2.2 %), drogën (2 %) dhe mjedisin (1.2 %).

Ajo që bie në sy duke analizuar të dhënat e mëparshme në matjet e Barometrit me ato të fundit është lëvizja në renditje e problemeve për qytetarët. Në vitin 2021 grupi kryesor i problemeve ishin ekonomia (53.1 %), papunësia  (49.2 %) dhe korrupsioni (46.5%). Sot korrupsioni është zhvendosur në renditje nga rëndësia (26.9%) dhe i ka lënë vendin emigrimit (54.8 %), pasuar nga çmimet e larta (42.1 %) dhe kostoja e jetesës ( 36.2 %).

Sa i përket problemeve të vendit sot, shqiptarët kanë një diferencë të ndikuar nga qasja e tyre politike për disa prej tyre.

Për emigrimin janë më shumë votues të opozitës ata që e vlerësojnë si problem madhor ( 57.3 %) në krahasim me ata që janë votues të Partisë Socialiste ( 55.2 %).  Diferenca më e madhe mes vlerësimeve të tyre është për korrupsionin si problem. Matjet tregojnë se (37.6%) e atyre që vlerësojnë si problem në vend korrupsionin janë votues të Partisë Demokratike dhe (19.2 %) e atyre që e vlerësojnë si problem korrupsionin janë votues të Partisë Socialiste. Për problemet e tjera votuesit socialistë dhe demokratë janë shumë të ngjashëm në vlerësimin e tyre si të tilla.

Marrë nga Barometri

 

emigrimi korrupsioni

Sondazh

Poll