Aktualitet

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 45-vjeçari në Maliq (EMRI)

Mësohet se 45-vjeçari i identifikuar si Leonard Ymeri ka qënë duke punuar në çatinë e një shtëpie, kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

31 Maj 2024, 17:32 Nga B.Z
Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën
Ambulanca

Maliq - Një 45-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të premte në Maliq, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Mësohet se 45-vjeçari i identifikuar si Leonard Ymeri ka qënë duke punuar në çatinë e një magazine, kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ai është nisur drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Lidhur me ngjarjen mësohet se është shoqëruar në polici pronari i magazinës ku ishte i punësuar Ymeri.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në bllokun nr. 1, Maliq, shtetasi L. Y., 46 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, duke punuar për rregullimin e çatisë së magazinës në pronësi të shtetasit B. M., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spitalin e Korçës.

Në ambientet e Komisariatit ndodhet pronari i magazinës B. M. dhe shtetasi I. Sh., për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

maliq policia rryme elektrike

Sondazh

Poll