Bota

Vuajti dënimin për vrasje, lirohet nga burgu ish-deputeti i Kosovës Gani Geci

Pas daljes në liri, ish-deputeti Geci ka thënë se e ka përfunduar burgun siç “e kryejnë burrat”. Ai ka thënë se ka gjëra për të thënë, por ka paralajmëruar se do të flasë pas disa kohësh.

31 Maj 2024, 18:21 Nga Dosja
Vuajti dënimin për vrasje, lirohet nga burgu ish-deputeti i
Gani Geci

KOSOVË - Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, është liruar nga burgu këtë të premte. Geci ishte shpallur fajtor nga Gjykata themelore e Mitrovicës për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit dhe ishte dënuar me 3 vite e 6 muaj burg.

Vrasja e Shaqirit ndodhi në gusht të vitit 20214. Mësohet se Geci dhe viktima ishin konfliktuar fillimisht me njëri tjetrin dhe në një moment për shkak të përplasjes verbale, Geci ka nxjerr pistoletën duke qëlluar me 4 plumba në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur. Sakaq sot Geci ka përfunduar dënimin me burg dhe është liruar nga qelia.

Pas daljes në liri, ish-deputeti Geci ka thënë se e ka përfunduar burgun sipas tij siç “e kryejnë burrat”. Ai ka thënë se ka gjëra për të thënë, por ka paralajmëruar se do të flasë pas disa kohësh.

gani geci rushzi shaqiri

Sondazh

Poll