Art&Argëtim

Me kokën ulur dhe fytyra të mërzitura, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shfaqen në publik së bashku

Në pamjet e reja të shfaqura nga ‘E! News’ këngëtarja dhe aktori ishin nisur për në një event familjar përkatësisht për festën e diplomimit të vajzës së Ben në Los Angeles.

31 Maj 2024, 11:03 Nga S.B
Me kokën ulur dhe fytyra të mërzitura,
Ben dhe Jennifer

SHBA- Çifti më i komentuar i momentit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë parë në një dalje të re publike së bashku, mes thashethemeve se çifti është ndarë ose të paktën drejt asaj rruge. Në pamjet e reja të shfaqura nga ‘E! News’ këngëtarja dhe aktori ishin nisur për në një event familjar përkatësisht për festën e diplomimit të vajzës së Ben në Los Angeles.

Të veshur më së miri, ata ecën krah për krah, me Affleck që mbante një shportë të madhe me zbukurime rozë në duar. Në foto askush nuk duket të jetë në humor të mirë, ndërsa JLo ka mbajtur kokën poshtë teksa ecte. Një ditë më parë, një nga të afërmit e tyre tha se çifti ka nevojë për kohë, për të parë nëse kjo marrëdhënie është e duhura për të dy.

Me kokën ulur dhe fytyra të mërzitura,
Ben dhe Jennifer

Ai shpjegoi gjithashtu se stili i jetesës që secili prej tyre ka zgjedhur nuk përputhet me atë të tjetrit, ndërsa Ben Affleck thuhet se ndihet i “presionuar” nga kërkesat e përditshme të gruas së tij. Sipas të njëjtit publikim, problem në lidhjen e tyre duket se është pjesa financiare, ku çifti jeton në një rezidencë luksoze në Brentwood, dhe ku qiraja arrin në 100 mijë dollarë në muaj.

Me kokën ulur dhe fytyra të mërzitura,
Ben dhe Jennifer

Çifti që u martua në vitin 2022, pasi u ribashkuan pas shumë vitesh, tregojnë se dalëngadalë po shkojnë sërish drejt divorcit. E ndërsa arsyeja që çoi në ndarjen e tyre atëherë ishte ekspozimi i marrëdhënies së tyre para publikut dhe paparacëve, tashmë duket se nuk është vetëm kaq.

jennifer lopez ben affleck

Sondazh

Poll